Jaha Solar

Mundësi aplikimi për instalimin e Paneleve Solare Fotovoltaike

Posted on 21-12-2017 , by: admin , in , 3 Comments

Nëse jeni të interesuar të instaloni Sisteme Solare Fotovoltaike në biznesin apo shtëpinë tuaj, atëherë ju ftojmë të aplikoni në Pilot-Projektin për Panele Solare ku do të jeni përfitues i subvencioneve nga USAID EMPOWER Private Sector dhe Jaha Solar.
Kostoja në treg për instalimet fotovoltaike për biznese dhe shtëpi rezidenciale (me bateri), dhe kostoja që ju do të paguani nëse jeni përfitues i subvencioneve është paraqitur në tabelen e mëposhtme:
Aplikuesi duhet të jetë në gjendje të financojnë pjesën e mbetur të kostos (750 € për kW për biznese, 1,150 € për kW për shtëpi rezidenciale) dhe të ketë sipërfaqe të mjaftueshme të kulmit të orientuar nga jugu.
Bizneset duhet të paguajnë rreth 1,000 Euro në muaj për energji elektrike (të paktën tri herë në vit). Favorizohen bizneset që paguajnë çmimin/tarifën më të lartë të energjisë elektrike (grupi tarifor 4(7/01 dhe 7/02) dhe grupi tarifor 3(6/6)), për arsye të kthimit më të shpejtë të investimeve (nuk përjashtohen bizneset në grupet tjera tarifore).
Të gjithë aplikuesit e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, që mund të shkarkohet nga faqja jonë e internetit http://empowerkosovo.org/solar/ si dhe ta dërgojnë tek adresa saf@Empowerkosovo.org me informatat e plotësuara.

3 Comments found

  1. te nderuar, deshiroj te dije si eshte ky projekt permes USAID per shtepi private, si jan kushtet kam shtepin me siperfaqe aty rreth 180 m2 sa panele duhen dhe participimi nga ana ime sa duhet te jete. Per nje shtepi sikur e imja sa kw duhet te jete andaj nje investim i till a ja vlen apo jo.
    Pres pergjigjien

  2. Pershendetje Jam i interesuar per vendosjen e nje paneli diellor per te cilin kam nje hapsire 4×2 ose 8 m2 kuptohet Te gjithe panelet me bateri dhe inverter sa kw/ore energji prodhon dhe sa me kushton instalimi i tije
    Me respekt Artef Lekaj

    • Pershendetje i nderuar, a mund te leni nje e-mail ose nr kontaktues, ne do ju dergojm te dhenat e kerkuara. Me respekt JAHA Solar

Leave a comment